Home Aktualitet Programi i Rilindjes për Shëndetësinë, ‘nga ndërzimi artifical, tek amerikanët në Vienam’

Programi i Rilindjes për Shëndetësinë, ‘nga ndërzimi artifical, tek amerikanët në Vienam’

nga Editor

Nga Erion Dasho

Programi i Shëndetësisë së rilindjes për mandatin e radhës ka në bazë termin dhe konceptin sugjestionues “One Health”, ose e përkthyer në shqip “një shëndet”. Është një term që në zhvillimin ndërkombëtar po e përdorim gjithmonë e më shumë për të treguar lidhjen midis shëndetit të njerëzve, të kafshëve dhe mjedisit.

Aktualisht OBSH-ja e rekomandon si një strategji veçanërisht të përshtatshme për të adresuar problemet e sigurisë ushqimore, zoonozave (sëmundjet me origjinë nga kafshët) dhe problemin e rezistencës ndaj antiobiotikëve.

Të njëjtën gjë bën edhe CDC ku si projekte lidhur me “One Health” rendit mbështjet për edukimin ndaj zoonozave, bashkëpunimin me shoqatën e veterinerëve dhe edukimin e bujqve të rinj.

Nuk e di se si ja kanë paraqitur “kompetentët” konceptin “One Health” kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu, por programi që ata paraqitën për miratim (dhe që miratuan dje) e sheh “One Health” [sic]:
“…si një politikë e re, inovative, e cila do të integrohet brenda një kuadri të gjerë e koherent politikash, përfshirë ato ekonomike, financiare, teknologjike, sociale por edhe politikën e jashtme.”!!!

Veçanërisht fjala e fundit për lidhjen e “One Health” me politikën e jashtme, të kujton batutën e famshme të filmit Kapedani: “Nga mu hodhe kështu more pizeveng! Nga ndërzimi artificial tek amerikanët në Vietnam!”

Image
Gafa me “One Health” është shkarja më e madhe por jo e vetme e programit të shëndetësisë.

Kapitulli i shëndetësisë në program mbyllet me njësitë mobile të kujdesit shëndetësor. Në nivelin ku është katandisur sistemi shëndetësor shqiptar, me spitalet e zbrazura jo vetëm nga mjekët specialistë, por së shpejti edhe nga mjekët e përgjithshëm dhe të familjes, termi “mjeksi e specializuar e lëvizshme”, është në fakt skenari afrikan me furgonë mjeksorë që shëtitin nga fshati në fshat për të zëvendësuar spitalet dhe qendrat shëndetësore.

“One Health” jo si një program shëndetësor në një fushë të caktuar të shëndetit publik, por si një i ashtuquajtur “strategji” dhe afrikanizimi i kujdesit shëndetësor nëpërmjet mjekut që ofron kujdes shëndetësor në furgon tregon edhe njëherë se shëndetësia e Boratit dhe e kimistëve dhe klarinetistëve të vet është një shëndetësi pa vizion, pa strategji, pa program dhe pa të ardhme.

Por këtë Borati dhe boratët nuk e kanë problem. Kodi i etikës parashikon që ministrat nuk lejohen të shkojnë për dreka dhe darka jashtë shtetit. Kodi nuk ndalon trajtimin e tyre dhe të familjarëve të tyre në klinikat më të mira dhe më të shtrenjta, kudo qofshin ato…

Sa për pacientët shqiptarë…

Në dorë të veterinerëve të “One Health” apo të spitaleve-furgon…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!