Home Aktualitet Escobar: Kosova dhe Serbia të arrijnë kompromis për të pagjeturit

Escobar: Kosova dhe Serbia të arrijnë kompromis për të pagjeturit

nga Editor

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, tha se Shtetet e Bashkuara kanë besim që i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të arrijë synimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që, sipas tij, është “arritja e një zgjidhjeje” ndërmjet dy shteteve.

Escobar, që njëherësh është i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se çështjet, që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme është ajo e personave të pagjetur.

“Tema më urgjente (që do të lëvizte gjërat përpara në dialog) është çështja e personave të pagjetur. Kjo është një temë humanitare që nuk duhet të bllokohet për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Ka familje që po presin me vite për të kuptuar se çka ka ndodhur me më të dashurit të tyre. Unë thjesht nuk e kuptoj pse për këtë çështje nuk mund të ketë kompromis”, tha Escobar, për REL.

Ai tha se ka edhe një sërë çështjesh për të cilat kanë punuar dhe që nuk kanë “asnjë ndikim në statusin”, siç janë “lidhjet ekonomike që tashmë ekzistojnë, revitalizimi i tyre në mënyrë që jenë funksionale”.

“Shembull, është çështja e targave të veturave. Është edhe çështja për energjinë në veri të Kosovës. Pra, ka një sërë çështjesh të vogla, që mund të zgjidhen menjëherë”, tha ai.

“Integrimi i ngadalshëm drejt BE-së”

Escobar tha se politika e SHBA-së në Ballkan ka qenë mjaft e qëndrueshme. Uashingtoni, sipas tij, do që shtetet e këtij rajoni të bëhen pjesë e komunitetit të shteteve demokratike të Perëndimit. Dhe mekanizmi për ta arritur këtë qëllim, sipas tij, është anëtarësimi në BE.

Megjithatë, ai u shpreh kritik për procesin e zgjerimit të bllokut evropian

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!