Home Aktualitet Revoltohet Tritan Kalo: Erion Veliaj thotë që do të mbajmë Tiranën pastër, por në të vërtetë e ka mbuluar pluhuri, këta bëjnë propagandë, ndërsa paratë që pagujmë ne, shkojnë në xhepat e tyre/ Boll më me thiatro televizive…

Revoltohet Tritan Kalo: Erion Veliaj thotë që do të mbajmë Tiranën pastër, por në të vërtetë e ka mbuluar pluhuri, këta bëjnë propagandë, ndërsa paratë që pagujmë ne, shkojnë në xhepat e tyre/ Boll më me thiatro televizive…

nga Editor

Mjeku i njohur Tritan Kalo, nëpërmjet llogarisë së tij Facebook, ka reguar i revoltuar, sa i përket gjendjes së mjerueshme që ndodhet vendi ynë. Sipas Kalos, kryebashkiaku Erion Veliaj, bën vetëm propagandë, sepse Tirana jo që nuk është pastër, por as nuk do bëhet me këtë ajër të ndotur që ka kapluar vendin.

Ndër të tjera Kalo, shpreh shqetësimin e madh, që Kryeqytetin e ka mbuluar zhuli dhe pluhuri, ndërkohë që lekët tona shkojnë në xhepin e atyre që na bëjnë teatër.

Reagimi I Kalos:

“Kohë kovidiane….18.09.2021….Në Gjakovë kam dëgjuar një shprehje të bukur: “Kur ta don ta don.”….Edhe sot një ditë para Ditës Botërore të Pastrimit, “Lali Erit ja don dhe Perëndija e ndihmon”….Rrugët e Kryeqytetit të Shqiptarisë morën së paku një dorë larje nga “uji i Perëndisë”, sepse ujin e larjes së tyre nga duart e punonjësve të Bashkisë kishin muaj e muaj që nuk e mernin….

Aq “zhul e pluhur” ishte grumbulluar mbi asfalt, sa ngjyra e zezë e gropëzave të ujit buzë rrugëve ishte më e errët se e zeza e asfaltit….Ku shkojnë ato 480 lekë që na mbahen për çdo muaj si taksapagues të thjeshtë për pastrimin e qytetit, pa llogaritur mijrat e lekëve që u mbahen bizneseve po për të njejtin qëllim….BOLL më me thiatro televizive propogandistike për “Tiranën e pastër që do ta bëjmë edhe më të pastër” (EV)…..Ajri super i ndotur, rrugët super të pista, mjedisi plot plehra e bimë të hargalisura, kanali “Lanor” i grumbullimit të gjithfarë ujrash kundërbon 24 orët e ditës, dhe ne vijojmë të “ngrefosemi” ekraneve duke treguar “përralla për Tiranën e pastër”?!?!….

A JENI NË METRO ju të zgjedhurit tanë?!?!…. Quo vadis Tirana ime, e jona dhe e gjithë Shqiptarisë!!!…. Fundjavë të mbarë miq, dashamirës, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas…..Together forever!!!!”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!