Home Aktualitet Kur zbulon se të zgjedhurve u mungon empatia!

Kur zbulon se të zgjedhurve u mungon empatia!

nga Editor

Nga Gentian Çala

Një politikan për të qenë njerëzor i duhet empatia. Mungesa e empatisë tregon së paku se nuk je në gjendje të bashkëndjesh me atë në nevojë, me atë që vuan ose që nuk është në gjendjen tënde. Unë në profesionin tim kam mësuar që empatia është një dhunti të cilën e ke ose nuk e ke, pra është diçka që nuk e merr nga librat, por e ke në gene dhe/ose e mëson gjatë zhvillimit.

Të mos kesh empati është të mos kesh konideratë apo të qeshësh ndaj një realiteti të trishtë. Fjalët mund të thuhen në mënyra të ndryshme, me dialekt ose pa të, por ato përcjellin një mesazh që ne të kuptojmë atë që na thuhet. Pamjet e politikanëve që qeshin në një orë të pazakontë të natës dhe me një mesazh kryesisht të trishtë, kanë një mungesë të theksuar empatie, për të cilën më vjen keq dhe ndjej trishtim, sepse dikush që nuk ka empati për kolegun nuk mund të ketë për qytetarët.

Unë vazhdoj të zhgënjehem nga sjellja e të zgjedhurve, për mungesën e empatisë me varfërinë, padrejtësinë dhe dobësinë e çdokujt në këtë vend. Rama ka qenë dhe është kampion i kësaj, por tashmë trishtueshëm po zbuloj se ka edhe të tjerë që nuk e kanë këtë cilësi. Dikush pa empati nuk ka për të qenë kurrë ai që ju prisni të jetë!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!