Home Aktualitet Qeveria e Kosovës miraton vendimin: Nga 1 tetori arsimi i lartë do të jetë pa pagesë

Qeveria e Kosovës miraton vendimin: Nga 1 tetori arsimi i lartë do të jetë pa pagesë

nga Editor

Nga 1 tetori i këtij viti akademik 2021-2022, arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë pa pagesë për studentët në nivelin bachelor dhe master.

Ky vendim është nënshkruar sot nga ministrja e Arsimit, u komunikua nga kryeministri Albin Kurti e Arbërie Nagavci, të cilët u shprehen se po jetësohet një zotim i tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim do të ndikojë në barazinë sociale në vend, derisa tha se është një përmbushje e zotimit se arsimi duhet të jetë falas për të gjithë.

Kurti: Nga 1 tetori i këtij viti duke filluar prej vitit akademik 2021/2022 arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet bachelor dhe master, ndërsa për studentët e doktoratës do të ketë lehtësi të veçanta. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit z. Arbërie Nagavci ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ me të cilin arsimi i lartë do të bëhet njësoj i qasshëm për të gjithë. Kjo padyshim se kontribuon në barazinë sociale në vend.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!