Home Aktualitet Qeshi gjatë fjalimit të kolegut/ Ja si justifikohet Gjekmarkaj..

Qeshi gjatë fjalimit të kolegut/ Ja si justifikohet Gjekmarkaj..

nga Editor

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka shpjeguar se e qeshura e tij gjatë fjalimit të kolegut Saimir Korreshi nuk ka qenë përçmuese.

Në një lidhje me Skype në Syri TV, Gjekmarkaj tha se Korreshi foli me një sens të fortë humori dhe se ishte e pamundur për të që të rezistonte.

“Ka dy të qeshura, një e qeshur se diçka të pëlqen dhe një e qeshur, kur do ta tallësh ta përqeshësh një gjë. Dhe fjalimi në rastin e zotit Korreshi ishte një e qeshur kënaqësie, sepse na pëlqeu të gjithëve ajo që ai tha me një sens të fortë humori dhe ishte e pamundur ti rezistoje të qeshurës. Nuk ishte përçmuese. Përçmuese ishte e qeshura që na kapi më vonë, kur folën ministrat e qeverisë,”– tha Gjekmarkaj.

Çfarë tha deputeti i PD-së në Kuvend?

Saimir Korreshi ka shkaktuar të qeshura në sallë gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit teksa ishte duke renditur, sipas tij, mungesën e profesionalizimit nga ana e Policisë së Shtetit duke kaluar deri tek mbështetja financiare për familjet në nevojë. Gjatë gjithë kohës që ai fliste, deputetët socialistë dhe demokratë, përfshirë kryetarin e tij Lulzim Basha nuk e kanë mbajtur dot të qeshurën, për shkak të dialektit që përdpri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!