Home Aktualitet Ka 48 ore minatori i bllokuar në një minierë atje në Bulqizë. Asnjë deklaratë, asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet se cfarë po ndodh me operacionin e shpëtimit.

Ka 48 ore minatori i bllokuar në një minierë atje në Bulqizë. Asnjë deklaratë, asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet se cfarë po ndodh me operacionin e shpëtimit.

nga Editor

Nga Klodian Tomorri

Bene 20 ore seance ne Parlament dje. Folen te gjithe. Foli Kryeministri, foli ministrja e Energjise. Folen deputetet e maxhorances. Askush nuk tha gjysme fjale per minatorin. Per ironi po prezanotnin programin e njerezve, nga njerezit per njerezit.

Foli dhe opozita. Te gjithe deputet nga kryetari deri tek deputeti i fundit. Askush nuk i kerkoi llogari ministres apo qeverise se cfare po ben shteti per te shpetuar minatorin.

Benin sikur ziheshin gjithe diten dje. Njera ane thoshte duam pushim sa te vije kryeministri. Ana tjeter thoshte s’ka pushim se kryeministri eshte i zene me hallet e popullit. Nje farse e madhe palacosh.

E hidhur eshte kjo, por e verteta duhet thene troc. Ketyre nuk u kercet hic per minatorin, punetorin, fukarain.

Ne Ministrine e Energjise ekziston nje departament i posacem, qe quhet Reparti i Inspektim dhe Shpetim Minierave. Ky repart eshte posacerisht per kete qellim. Te kryeje operacione shpetimi ne raste emergjencash.

Se cfare po ben RISHM-i aktualisht nuk ka asnje informacion zyrtar. Mund ta degjosh ndonje gjysme informacioni nga mediat. Ndersa qeveria nuk ka asnje informacion per te ndare me publikun per kete ceshtje.

Ne syte e pushtetit, jeta e minatorit nuk vlen. Ato qe vlejne jane tenderat dhe llokmat e buxhetit. Sa me shume para tenderash ndajne keta, aq me mjerane behen ne shpirt. Tani kane filluar ta konsiderojne jeten e njeriut si nje gje me te cilen nuk ja vlen te merresh.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!