Home Aktualitet Për kë e ka Kryemadhi? Porti i Durrësit dhe Hidrocentrali i Skavicës …

Për kë e ka Kryemadhi? Porti i Durrësit dhe Hidrocentrali i Skavicës …

nga Editor

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalimin e saj në Parlament, në lidhje me programin e qeverisë dhe ka hedhur dyshime për bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës.

Gjatë fjalës në parlament së saj në parlament, Kryemadhi hodhi hije dyshimi për lidhje të drejtuesve të PD-së, me dy projekte të qeverisë Rama, Portin e Durrësit dhe hidrocentralin e Skavicës.

‘Zgjedhjet që kaluam na përballën me të pamundurën. Shumë kolegë i përmendën këtu por do dëshiroja që t’i kishin denoncuar të gjitha problematikat që ngritën.

Që me shitblerjen e votës,  që me ndihmën ekonomike, që me legalizimet, që me hipotekat, që me koncesionet, duke filluar nga Porti i Durrësit dhe duke vazhduar edhe më tej me hidrocentralin e Skavicës.

Do dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën? Dhe në fakt ndoshta mua nuk më takon kjo pyetje. Por përkundrazi më takon që të marr disa përgjegjësi të tjera.

Në radhë të parë, për t’ju uruar grave të qeverisë, që janë 12 gra detyrën. Po për të mos qenë kukulla dhe instrument, thjesht firmosës të koncesioneve që ndahen midis njëri tjetrit’, tha Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në parlament.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!