Home Aktualitet Për çfarë qesh Opozita?!

Për çfarë qesh Opozita?!

nga Editor

Dëgjova fjalimin e këtij zotërisë që as emrin nuk ia di. Është deputet i Lushnjës në Partinë Demokratike. Në gjithçka thotë ka vërtetësinë e një njeriu që nuk mundohet hiç as të latojë fjalën dhe as të latojë mendimin se nuk është në parlament anglez, por është në zemër të një parlamenti ku përballë ka Spiropalin, Tigrin, Tërmetin, Antoneta Dhimën, Gjylametin etj.

Dhe kur një popull po vuan zinë e bukës dhe padrejtësinë deri në kockë; nevojiten veç fjalitë e thjeshta dhe asgjë më shumë.

Tani një pyetje kisha; Opozita pse qesh?!

Pse qesh Opozita teksa ky njeri thotë se del miu në spital?!

Pse qesh Opozita teksa ky njeri thotë se ka familje ku miu mund të hyjë në dollapin e bukës dhe mund të mos gjejë bukë?!

Pse qesh Opozita kur ky deputet përfaqëson veçse Opozitën?!

Pse qesh Opozita?! Çfarë ka për të qeshur?!

Të na shpjegojë Opozita arsyen pse qesh se mbase e kuptojmë dhe qeshim edhe ne.

Post Scriptum- Që të qeshin rilindasit e kuptoj se kanë tetë vite që qeshin me largimin dhe mjerimin e shqiptarëve, por që të zgërdhihet Opozita, këtë nuk e kuptoj hiç.

Elona Caslli

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!