Home Aktualitet Frikë nga tubimet masive të Berishës, Rama dhe Manastirliu: Ndalohen grumbullimet

Frikë nga tubimet masive të Berishës, Rama dhe Manastirliu: Ndalohen grumbullimet

nga Editor

Tubimet masive të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë shqetësuar qeverinë. Me qëllim ndalimin e tyre, ata kanë marrë vendim për të mos lejuar grumbullimet kudo, në ambiente të brendshme apo të hapura.

Sot u raportua se Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura, duke paraqitur si argument rritjen e shifrave nga koronavirusi.

Kjo masë ishte në fuqi deri më datë 6 shtator, por ministria e ka zgjatur deri më 20 shtator.

Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Aktualisht në vendin tonë është në fuqi ora policore, e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!