Home Aktualitet Ta gëzojmë Qeverinë e re, se mundi i lodhjes së natës së kaluar ishte stërmundim për ta.

Ta gëzojmë Qeverinë e re, se mundi i lodhjes së natës së kaluar ishte stërmundim për ta.

nga Editor

Nga Denis Hidri

Parlament vjen nga fjala fjala italiane ‘parla-parlare’, ment- mental, (fjalë me mend) që do të thotë flas.
Parlamenti i parë në historinë botërore u thirr në Angli në vitin 1265, si organ i përfaqësisë së shtresave.

Parlamenti ne nje shtet demokratik është organi më i lartë përfaqësues dhe legjislativ. Ai përfaqëson sovranitetin e popullit dhe vetëm ai është i autorizuar ta shprehe vullnetin e popullit nëpërmjet kushtetutës dhe ligjeve.

Edhe në vëndin tonë, është krijuar histori parlamentarizmi, edhe pavarësisht sistemeve qeverisësë, nr e përfaqësuesve në Parlament, sistemet e përzgjedhës së parlamentare, rregulloren e tij, apo edhe zëvëndësimin e deputeteve në raste largimi, qofshin në mënyre jetësore, shprehjes së vullnetit të lirë të dorëheqjeve apo edhe në formë protestuese.

Ishte rasti i parë, mandatin paraardhës së ligjislaturës parlamentare, që në mënyrë unanime, partitë opozitare vendosen lënien e mandateve përfaqësuese.
Zëvëndësimi i mandateve u plotësua me numrat rëndore të bartësve të listave nëpër qarqe.
U bë si u bë, demokracia ‘funksionoi’ në institucionin më të lartë përfaqësues të një vëndi, edhe pse numri i përfaqësuese nuk ishte ai, që kushtetuta e parashe, me numër ulësesh 140.
Paralmenti edhe në atë legjislaturë të kaluar ‘funksionoi’.
Grupet parlamentare kishin përbërjen, Komisionet parlamentare vazhdonin funksionimin, përfaqësuesit parlamentar krijonin replika edhe kundër-replika, sigurisht, edhe ligjet miratoheshin dhe pasqyroheshin në fletoren zyrtare.

Por, sa efektiv ishte aktiviteti i Parlamentit, në mënyrë të drejtë, asnjëherë nuk u pa.

Tani, legjislatura e rradhës bëri betimet.
Nisi epokë tjetër, me shprehjen: Fillimi i mbarë, gjysma e punës.
Aq sa, në një maratonë të gjatë të seancës u votua edhe Qeveria, në orët e para të këtij mëngjesi.
Aq të lodhur edhe të përgjumur ishin përfaqësuesit e zgjedhur rishtaz, nganjëherë flisnin përçart sa situatat komike nuk mungonin në atë sallë, ku, besimi i atyre që votuan përfaqësuesit e tyre, sot mund të jetë edhe më komik.

Mënyra edhe metodat e arritjes së shumicës parlamentare, shumëkush në këtë vënd i di, edhe se si proçedohet.

Aq sa, bartësit e listave të kanditatëve janë akoma aktiv të besimit që mund t’i vi rradha, për një ulëse në atë organ përfaqësues.

Ta gëzojmë Qeverinë e re, se mundi i lodhjes së natës së kaluar ishte stërmundim për ta.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!