Home Aktualitet Braçe flet kundër Qeverisë: Jashtë pabarazia vlon, të taksohen të pasurit e të rrëzohet sistemi i favoreve

Braçe flet kundër Qeverisë: Jashtë pabarazia vlon, të taksohen të pasurit e të rrëzohet sistemi i favoreve

nga Editor

Në Kuvend vijoiderineoretepara te mengjesi seanca maratonë ndërsa u prezantua programi qeverisës i shumicës. Nga foltorja deputeti Erion Braçe kërkoi ndër të tjera që të taksohen më të pasurit dhe të rrëzohet ai që ai e cilësoi si sistemi i përjashtimeve dhe favoreve.

Braçe u shpreh për pabarazi në të ardhura dhe polarizim të thellë.

“Jashtë pabarazia vlon. Statistikat e rrogave që paguhen sot tregojnë pabarazi dhe polarizim të thellë. Paga mesatare mujore në tremujorin e dytë  të këtij viti ishte paga mesatare ishte në shtet 56710 lekë, në privat 68 196 në privat, po flas për të ardhurat bazë, ndërsa pabarazia është më e thellë mes tyre dhe pensionistëve. Biznesi vip taksa për të është e shestë dhe tatimi i ulët si në Francë, Itali e Amerikë, Të shohësh xhiron, tatimin mbi fitimin e 100 vipave të ekonomisë shqiptare tregon se kemi shumë punë. Kompania më e madhe private në vend për nga xhiro fshehur pas një emri në anglisht, deklaron fitim 1.1% të xhiros, paguan tatim mbi fitimin 0.2% të xhiros. Kompanitë farmaceutike që u kënaqën në para deklarojnë fitim 4.6% të xhiros dhe tatim fitimi 0.6% të saj. Takso të pasurit nuk është urrejtja e Erion Braçes ndaj të pasurve. Është një ekuilibër i ri në sistemin fiskal. Të rrëzohet sistemi i përjashtimeve, favoreve që ka bërë që të pasurit të paguajnë kaq pak. Po kufizohen mundësitë veçanërisht në fshat duke sjellë varfërinë.” 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!