Home Aktualitet Vasili: Beteja deri në fund Kapjes së shtetit, që po shemb Republikën, guri i provës për opozitën e vërtetë!

Vasili: Beteja deri në fund Kapjes së shtetit, që po shemb Republikën, guri i provës për opozitën e vërtetë!

nga Editor

Fjala e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili në seancën parlamentare

Beteja deri ne fund Kapjes se shtetit, qe po shemb Republiken, guri i proves per opoziten e vertete!

Kapja e shtetit dhe tronditja shume e rende e kolonave mbajtese te tij qe jane drejtesia e barazia para ligjit dhe nje sistem gjyqesor i paanshem e i pavarur, zgjedhjet e lira e te ndershme qe prodhojne institucione, qe respektojne Kushtetuten e ligjin, dhe ekonomia qe zhvillohet mbi tregun e lire dhe konkurencen e ndershme jane strategjia e kriminalizuar e rilindjes kunder shqiptareve.

Perballja me Kapjen e Shtetit eshte guri i proves dhe vija e ndarjes per nje opozite te vertete e te sinqertë, qe perballet deri ne fund dhe nuk terhiqet deri ne fitoren e Republikes Parlamentare Demokratike ndaj shtetit te kapur rilindas vasal te krimit, oligarkeve dhe trafikanteve.

LSI ishte kontribuesja kyç dhe ishte realisht ajo, qe realizoi Reformen ne Drejtesi me konsensusin historik
Me 140 vota.

Sot kapja e Drejtesise nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit te drejtesise, qe kane siguruar pandeshkueshmerine e rilindjes jane Fakt.

Kapja e drejtesise nga rilindja dhe pandeshkueshmeria e saj jane Fakt real dhe i padiskutueshem e ku  ceshtjet e Teatrit, Inceneratoret,Afera e Portit te Durresit dhe ceshtja Beccheti, ku drejtesia e kapur nuk vepron, jane prova tronditese te rrembimit te Drejtesise nga rilindja.

Hetimi dhe nxjerrja deri ne nje e pergjegjesive dhe pergjegjesve te rilindjes per bllokimin e  reformes dhe kapjen e drejtesise prej saj eshte detyre nga me kryesoret e opozites.

Te hetohen te gjitha nderhyrjet e njeanshme ne ligjet e Reformes ne Drejtesi te kryera ne dy vitet e fundit nga Kuvendi njepartiak,  ne kundershtim te plote me Kushtetuten dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias.

Vetem nje procesi i tille shume i thelle, shume i pergjegjshem, pa asnje kompromis dhe qe ndeshkon pergjegjesit rilindas te kapjes se reformes ne drejtesi, mundet te krijonte premisa per nje debat per reformen ne drejtesi

Ndersa e kunderta do te ishte vetem nje sherbim, qe i behej rilindjes per legjitimimin e kapjes totale te drejtesise ne cdo segment te saj.

LSI ishte kontribuese shume aktive per marreveshjen e 5 qershorit.Kjo marreveshje u shkaterrua nga rilindja dhe ky shkaterrim prodhoi masakren zgjedhore te 25 prillit dhe kapjen e zgjedhjeve prej rilindjes.

Hetimi deri ne fund i zgjedhjeve te 25 prillit dhe nxjerrja e pergjegjesive shume te renda qe bien mbi rilindjen  per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte detyra me rendesishme e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe interesi kombetare dhe ai privat.

LSI ishte ajo qe paraqiti ne Kuvend Projekt Ligj kunder Koncesionet korruptive, qe grabisnin qindra milion euro dhe ky projektligj u bllokua dhunshem e me cdo mjet nga rilindja ne parlament.

Hetimi deri ne fund i koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi njepartiak eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar.

Shmangia nga keto tre ceshtje madhore qe kane tronditur e cuar ne piken kritike ekzistencen e shtetit dhe  qe jane kapja e drejtesise, kapja zgjedhjeve dhe kapja e ekonomise permes koncesioneve eshte krijimi i alibive per legalizimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama, qe do te thote vazhdim i rrënimit te vendit dhe shpopullimit te tij.

Hetimi deri ne fund i ketyre çeshtjeve dhe identifikimi i te gjitha pergjegjesive penale dhe politike, qe bien mbi Ramen dhe rilindjen eshte rruga e vetme qe mund te krijoje edhe premisa se marreveshjet per reforma te caktuara mund te funksionojne.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!