Home Aktualitet “Berisha është si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet”/ Meta: Kuvendi të nisë sa më shpejt nga puna për vendosjen e demokracisë

“Berisha është si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet”/ Meta: Kuvendi të nisë sa më shpejt nga puna për vendosjen e demokracisë

nga Editor

Ilir Meta:

“Së pari sovraniteti është respektimi i vullnetit të qytetarëve, sigurisht kur quytetari është i ndërgjegjshëm për fuqinë e votës së tij, kur nuk e tregton në favor të gjërave të momentit, të cilat i humbet shumë shpejt. Sa i takon sovranitetit pa asnjë diskutim fjala kyç për Shqipërinë është ajo për vitet që do të vijnë.

Çka do të thotë jo që të mos plotësojmë detyrimet për NATO apo për anëtarësimin në BE, pasi ne i kemi të parashikuara qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Besoj që në radhë të parë është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve, që të mos jenë viktimë e arbitraritetit të elitave, që duan ta nxjerrin sistemin jashtë kontrollit.
Jemi të hapur në çdo moment që të plotësojmë detyrimet kushtetuese, qeveria e re duhet të fillojë nga puna sa më parë, dhe Kuvendi të nisë punën për kontrol
lin e saj.
Berisha? Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla, për arsye se nuk është kjo detyra ime, sigurisht që zoti Berisha nuk mund të rri pa e thënë, që është si vera sa më shumë kohë kalon, aq më tërheqës bëhet dhe aq edhe më demokratikë”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!