Home Aktualitet Kryemadhi: Përshëndes 12 gratë në qeveri, ato janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Programi i qeverisë ‘Copy-Paste’

Kryemadhi: Përshëndes 12 gratë në qeveri, ato janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Programi i qeverisë ‘Copy-Paste’

nga Editor

Mbrëmjen e djeshme ajo mori fjalën e saj në Kuvend, duke Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mbajtur fjalën e saj të parë në seancën maratonë të Kuvendit. Mbrëmjen e djeshme ajo mori fjalën e saj në Kuvend, duke falenderuar 12 gratë që janë në qeverisje. Sipas Kryemadhit, ato janë shtylla kurrizore e Shqipërisë e se janë ato që i bëjnë shtëpitë dhe familjet të mbijetojnë dhe të përparojnë.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Të nderuar qytetarë shqiptarë, edhe pse në orët e vona apo të para të mëngjesit, do të doja t’ju kujtoja që teatri u shemb por teatri nuk na mungoi dy orë këtu. Sot ne jemi në diskutimin përsa i përket programit të qeverisë. Nuk mund të them që hezitova dhe isha skeptike për t’a lexuar sepse isha e bindur që ky program do të ishtë një përsëritje e programeve të kaluara qoftë atij të 2013 apo atij të 2017. Dhe normale që koshienca njerëzore, skepticizmi, ndjenja të së kaluarës mund të më lejonin që ta ndaloja dhe mos të vazhdoja ta lexoja por për hir të së vërtetës detyrimi ndaj 110 mijë votuesve të LSI dhe të shumë e shumë të tjerëve të pavlefshme të cilat kanë qenë në kutitë e 25 prillit më cuan që në këtë sallë të bëj diferencën midis asaj që tregohet në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe midis asaj që ndodh vërtetë pas kuintave.

A duan shqiptarët sot një fasadë të lyer bojë që nuk është tharë akoma dhe që brenda saj është e rrënuar dhe pritet të rrëzohet nga dita në ditë apo nga minuti në minutë, apo duan një shtëpi me themel të fortë që të përballojë sfidat e së ardhmes që të kenë mundësi të rrisin fëmijët e tyre dhe ndërtojnë familjen e tyre në Shqipëri. Jam e bindur që duan këtë të dytën.

A do të duam nje Shqipëri ku vendi i punës i cili është i pamundur apo do duam që në Shqipëri vendi i punës të jetë meritokraci. Apo do të duam që t’i japim shqiptarëve vendin e punës nëpërmjet patronazhistit.

A do të duam një Shqipëri ku qeveria rrit taksat, nuk mendon për pensionistët, nuk mendon për pagat e mësuesve, fyen mjekët dhe infermierët apo do duam një qeveri e cila ul taksat, I rrit pensionet dhe iu shërben mësuesve dhe edukatorëve të brezit të ri. Por respekton dhe i bën dinjitozë mjekët dhe infermierët në spitalet tona.

A do duam një Shqipëri ku të rinjtë largohen nga vendi ynë për të gjetur mundësi më të mira jashtë vendit, apo do duam një Shqipëri ku të rinjtë gjejnë një punë të mirëpaguar.
A do duam një Shqipëri ku politikanët bëjnë politikë dhe bëjnë sikur zihen më njëri tjetrin dhe më pas i kthejnë krahët votuesve të tyre. Apo do duam një Shqipëri ku politika zgjidh problemet e shqiptarëve dhe mendon për ta.

Zgjedhjet që kaluam na përballën me të pamundurën.

Gratë në jetën dhe familjen e shqiptarve janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Ato janë ato që i bëjnë shtëpitë dhe familjet tona të mbijetojnë dhe të përparojnë.
Gratë janë ato që sjellin dashurinë dhe lumturinë në jetën e kujtdo dhe kjo është arsyeja që unë luftoj për to sepse ato meritojnë më shumë, jo thjesht kukulla por luftëtare, jo anonime por një grua që ndërton një themel të fortë të zhvillimit të vendit tonë. (gratëministre).

Sepse grate kanë mundësi të ngrihen për të luftuar për fëmijët e tyre, sepse ndoshta akoma tranzicioni politik nuk i ka lënë hapësirë demokracisë së vërtetë, asaj së cilës ne i kemi besuar disa dekada më parë.

Akoma nuk shikoj as në programin e qeverisë as në fjalën e Kryeministrit 300 mijë vendet e punës por shikoj të rinj që ikin, shëndetësinë falas, vaksinat thuhet falas por shqiptarët për Covid-19 kanë paguar mbi 150 milionë euro nga xhepi i tyre që po të investoheshin do të ishte mundësia për punësim të fëmijëve të tyre.
E di që shqiptarët janë lodhur nga retorikat politike edhe nga gabimet tona por nuk duhet të tërhiqemi nga aspiratat për ta bërë ‘Shqipërinë Shtëpinë e Shqiptarëve’.
Sepse të rinjtë tanë meritojnë më shumë, meritojnë të jetojnë si europianë në Shqipëri.

Edhe pse sot fjalët tona janë pjesë e një rituali parlamentar të cilin e sollëm vetë në këtë situatë nuk do të thotë se shqiptarët nuk janë ndërgjegjësuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur më 25 Prill.
Prandaj do të dëshiroja që edhe pse zakoni i vjetër i para 8-viteve me programin e sotëm 2021, i cili është copy-paste të ketë të paktën dëshirën por edhe mundësinë për të krijuar:
• Vende të reja pune.
• Arsim cilësor.
• Formalizimi i ekonomisë të mos sjellë më të….
Po aq sa program i hipokrizisë edhe PROGRAM I SLOGANEVE.
Atdhedashuria nuk është një nocion abstrakt që mund t’u injektohet të rinjve si vaksinat me detyrim.

Kryemadhi: Atdhedashuria, mundësi për të rinjtë, programi cinizëm për shpopullimin e vendit

Atdhedashuria është puna që ju ofron të rinjve në vendin e tyre, atdhedashuria është prona dhe siguria e saj, atdhedashuria është shkollimi cilësor dhe krijimi i shanseve të barabarta për të gjithë, atdhedashuria është siguria e jetës dhe garantimi i gjithë të drejtave dhe mundësive njësoj si në vendet ku ata shkojnë apo ku synojnë të shkojnë për një jetë më të mirë.
Programi i qeverisjes per 4 vitet e ardhshme nuk ofron asnjërën nga këto e për rrjedhojë të rinjtë do të vazhdojnë të ikin dhe shpopullimi do të thellohet e do të bëhet edhe më alarmant.
Cinizmi ndaj këtij fenomeni, shpopullimit dhe më e pakta indiferentizmi ndaj dukurisë së braktisjes së vendit është në kundërshti me “Shqipërinë e shëndetshme, me “Shqipërinë e fortë” dhe me Shqipërinë e së drejtës” që proklamon në mënyrë hipokrite programi i qeverisë.
Shqipërisë që i ikën rinia, Shqipërisë që i ikën pjesa më vitale dhe më e shkolluar e popullsisë, Shqipërisë që i shitet deti dhe që i shkatërrohet toka, natyra, mjedisi e i digjen pyjet, Shqipërisë që nuk i mbrohet identiteti dhe trashëgimia kulturore dhe historike, Shqipërisë që i vihen barriera komunikimi e bashkëveprimi me Kosovën për të kënaqur interesa individësh apo klanesh që ushqehen ende prej shqiptarofobisë, nuk mund t’ia ushqejë askush, as ky program dhe as ky Kryeministër ilizionin e Shqipërisë së shëndetshme, të Shqipërisë së fortë, të Shqipërisë të së drejtës.

Shqipëria mund e do të jetë e tillë, pra e shëndetshme, e fortë dhe e drejtë, vetëm kur respekton qytetarin dhe shenjtërinë e lirive dhe të drejtave të tij, kur ligji dhe e drejta janë të barazvlefshme për të gjithë.

Të nderuar kolegë,

Programi flet për përgjegjësi, por nuk merr asnjë përgjegjësi, flet për angazhime, por nuk ka asnjë angazhim, flet për pritshmëri, por nuk projekton dhe as garanton pritshmëri.

Mbi të gjitha nuk garanton qeverisje të mirë, atë që ju ka munguar shqiptarëve dhe për të cilën kanë aq shumë nevojë.

“Pronarët mbretërojnë ose sundojnë, nuk qeverisin”, – ka thënë Xhuzepe Garibaldi.

Për fat të keq, Shqipëria është shembulli më tipik i një vendi që sundohet dhe nuk qeveriset, është shembulli më I keq ku Kryeministri sillet si pronar dhe jo si shtetar që ka për detyrë të shërbejë duke qeverisur. Faleminderit!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!