Home Aktualitet “Askush nuk është mbi ligjin”/ Kim takon 15 prokurorët e SPAK: Ndjekje penale për këdo që dëmton shqiptarët dhe pasurohet përmes krimit e korrupsionit

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Kim takon 15 prokurorët e SPAK: Ndjekje penale për këdo që dëmton shqiptarët dhe pasurohet përmes krimit e korrupsionit

nga Editor

“Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”. Kështu shkruan ambasada e SHBA në Tiranë, në një postim në “Facebook”, teksa thekson se ambasadorja Yuri Kim është takuar me 15 prokurorët e SPAK.

Mes të tjerash, ambasada shprehet se është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Në mesazhin e saj, ambasada amerikane paralajmëron se 28 hetuesit e BKH do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!