Home Aktualitet Yuri Kim ‘lan duart’: Berishën e përjashtoi Basha, të marrë përgjegjësitë për vendimin e tij

Yuri Kim ‘lan duart’: Berishën e përjashtoi Basha, të marrë përgjegjësitë për vendimin e tij

nga Editor

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi një intervistë për Zërin e Amerikës se vendimin për përjashtimin e Sali Berishës e ka marrë Lulzim Basha. Sipas saj, Basha duhet të marrë përgjegjësi për vendimin e tij.

Zëri i Amerikës: Ambasadore Kim, faleminderit për këtë intervistë. Ditët e fundit, në qendër të vëmendjes kanë qenë zhvillimet në Partinë Demokratike, pas vendimit të zotit Basha për të lënë jashtë grupit parlamentar ish kryetarin Sali Berisha. Një vendim që ju e keni përshëndetur. Megjithatë zoti Basha ka deklaruar se ai ka qenë i detyruar të ndërmarrë një hap të tillë, duke nënkuptuar një kërkesë të panegociueshme nga pala amerikane. Por nuk kanë qenë të pakët zërat që nuk e shohin normale që një forcë politike të detyrohet të mbajë këtë apo atë përfaqësues të saj. Çfarë do ndodhte nëse zoti Basha nuk do ndërmerrte një veprim të tillë?

Ambasadorja Kim: Shikoni, ky është një vend i lirë. Është vend aleat në NATO. Dhe udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë që nga fillimi në lidhje me personat e përcaktuar. Dhe, nuk kam gjë tjetër për të shtuar për këtë çështje.

Po pse Yuri Kim ia la në derë Bashës? Sepse të jesh vend anëtar i NATO-s do të thotë ‘Aleat me traktat’. Ky është një dokument ligjor i miratuar në të dy parlamentet. Përveç anëtarëve të NATO-s, SHBA nuk kanë aleancë me traktat me asnjë shtet. Edhe aty ku kanë aleanca ushtarake (NATO është ushtarake dhe politike), quhen aleatë kryesorë ushtarakë non-NATO, pra një nivel më poshtë. Për vendet në aleancë strategjike, ndërhyrja në politikën e brendshme është vijë e kuqe për çdo administratë, dhe kushdo që e bën, ikën nga vendi i punës. Kjo është arsyeja që kur ambasadorja Kim flet për shqiptarët këtu, i del vetë për zot kërkesës për largimin e Berishës edhe pse pa ia përmendur emrin. Por kur flet për VOA (që zbardhet dhe për DASH) ia lë në derë përgjegjësinë e vendimit Bashës.

https://video.syri.net/embed/AmqXZMRIxBAwAfd

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!