I dënuari për vrasje tenton të arratiset nga burgu i Peqinit

Read Time:1 Minute, 12 Second

Një i dënuar ka tentuar të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin. Gëzim Toma u pikas nga shërbimi i sigurisë së burgut, teksa kishte tentuar të priste hekurat e dritareve.

Toma ishte i dënuar me burg për vrasje. Kjo ishte tentativa e dytë për arratisje e Tomës. Ai është arratisur edhe nga burgu i Drenovës në vitin 2013, por është arrestuar në pyllin e fshatit grek Eleptaora, rreth 25 km larg Shqipërisë, ku edhe kishte mbetur i plagosur nga përplasja me armë me policinë.

Krimi i kryer

Gëzim Toma, 31 vjeç, rezulton i dënuar për vrasje me dashje të Fatos Daxhës, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshit. Sipas të dhënave, Toma ka akuzuar fqinjin e tij, Daxha, se i kishte vjedhur drutë e zjarrit që ai kishte sistemuar në oborrin e pallatit. 25-vjeçari Daxha nuk e ka pranuar akuzën dhe i është lutur disa herë fqinjit ta linte rehat në hallin e tij.

Megjithëse reagimi i Daxhës ka qenë mjaft i butë, dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë parë momentet e tmerrit. Gëzim Toma ka lënë sheshin para pallatit dhe është ngjitur në shtëpinë e tij, duke dalë prej andej me një thikë të madhe në dorë. Personat që kanë parë ngjarjen nuk kanë guxuar të ndërhyjnë për të ndalur krimin, pasi, sipas tyre, Toma ishte mjaft i xhindosur dhe i është vërsulur komshiut, duke e goditur me thikë disa herë në trup.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Presidentja e KE deklaron: Sinjale negative për NEGOCIATAT me Shqipërinë
Next post Burri i Rovena Vodës shthur gojën, nuk ia ndjen fare për negociatat (Fotolajm)