Home Aktualitet Pse amerikanët nuk nxjerrin provat për Berishën? Arjan Curri bën deklaratën e fortë: Ndryshe me Tom Doshin, atë po e ruajnë si…

Pse amerikanët nuk nxjerrin provat për Berishën? Arjan Curri bën deklaratën e fortë: Ndryshe me Tom Doshin, atë po e ruajnë si…

nga Editor

Pyetjes se përse ambasada amerikane dhe DASH, nuk i publikojnë provat e korrupsionit të Sali Berishës, Arjan Curri u përgjigj duke thënë se; mund të jenë duke i ruajtur si një “kartë e fundit”, ku mund të futet edhe SPAK në lojë.

I ftuar në emisionin “Të Pakepozuarit” në MCN TV, Curri tha se amerikanëve vepruan krejt ndryshe me Berishën, se në rastin e Tom Doshit, kur ato që i konsiderojnë prova, i dorëzuan në prokurori.

Kur u pyet për zotin Tom Doshin, ajo [ambasadorja] tha janë provat, ja kemi çuar prokurorisë.  Për zotin Berisha thotë keni sytë, shikojini i keni aty.  Do të thotë që në rastin e Berishës, ambasadorja ka zgjedhur të ndjekë strategji më shumë politike sesa juridike. Sot del dhe thotë është ashiqare, cfarë prova doni?

Dyshoj që ambasada dhe DASH, e ka ruajtur për kartë të fundit dhënien e provave dhe mund të fusë edhe SPAK-un në lojë.

Nëse sheh që zoti Basha, rrezikohet shumë, mund të hyjë edhe SPAK, prandaj nuk i ka nxjerrë provat deri tani“, kështu u shpreh  Curri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!