Home Aktualitet PËRPLASJA në 18:00! Berisha sot nis “foltoren”, Yuri Kim e sfidon në intervistë: Koha të shohim drejt të ardhmes, ta lëmë të shkuarën…

PËRPLASJA në 18:00! Berisha sot nis “foltoren”, Yuri Kim e sfidon në intervistë: Koha të shohim drejt të ardhmes, ta lëmë të shkuarën…

nga Editor

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka ftuar publikun që ta ndjekë në këtë intervistë ku do të flasë për politikën në Shqipëri.

TIRANË– Në orën 18:00, vëmendja e publikut shqiptar nuk do të jetë vetëm për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në të njëjtën orë që lideri historik i Partisë Demokratike ka vendosur që të nisë foltoret me demokratët në Tiranë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, do të japë një intervistë për Zërin e Amerikës.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka ftuar publikun që ta ndjekë në këtë intervistë ku do të flasë për politikën në Shqipëri.

“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë drejt së ardhmes. Do ta bëjmë së bashku,”- shkruan Kim, fjalë që duket sikur shënjestrojnë ish-kryeministrin Berisha.

Pasi kryeopozitari Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, Kim duket se është pozicionuar krah tij dhe me lëvizjen e bërë sot, ndoshta kërkon të tregojë se e mbështet atë vendim.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!