Home Aktualitet Shkelqesise suaj qe nuk shkelqeve anjehere, zonjes ambasadore Yuri KIM

Shkelqesise suaj qe nuk shkelqeve anjehere, zonjes ambasadore Yuri KIM

nga Arian

Zonjes Ambasadore Yuri Kim. Edhe une si nje ushtar I vogel I perandorise se madhe thashe te zografisja disa fjale rreth punes tuaj dhe asaj qe ju eshte ngarkuar te beni ne vendin ku une kam lindur, Shqiperi. Si takse pagues ne SHBA dhe shqip foles, me lind e drejta te pyes: Pse e luftoni opoziten dhe te djathten shqiptare kaq pa meshire duke perdorur  simbolet e D.A.SH dhe duke etiketuar politikane te se djathtes ,me lloj lloj epitetesh. Ke disa vjet qe ushtron detyren e ambasadores se SHBA ne Shqiperi dhe mua me duket sikur ju zonje beni detyren e zedhenses se Partise Socialiste dhe jo ate detyren e takse paguesit dhe qeverise qe ju ka emeruar ne ate detyre te nderuar. Znj Ambasadore , ju dhe une e dime shume mire, qe askush nuk denohet me akuza politike, te pa bazuara ne fakte, askujt nuk i hiqet e drejta per te qene ne politike per sa kohe qe ai ose ajo nuk jane denuar nga gjykata me vendim te formes se prere. Znj Ambasadore , me cfare te drejte I thoni ju nje force politike, qe nuk i gjynjezohet nje diktatori si kryeministri aktual Edi Rama, qe do te hani BAR po nuk beni si dua une. Eshte jashte llogjikes se c’do amerikani qe nje ambasadore e nje vendi demokratik te perdore kete lloj presioni banal, kur shumica e shqiptareve qe jetuam kohen e diktatorit Hoxha hengren per 40 vjet bar dhe plumba. E nderuar zonja Ambasadore, ne shqiptaret jemi rritur me ameriken ne zemer dhe ne mendje sepse ne Kohen e BARIT ate kishim si te vetmen fanar te lirise, por ju po beheni shkaktare qe mijera shqiptare te djathte po krijojne nje urrejteje per politiken Amerikane dhe qeverine e saj dhe kjo me shqeteson. Ju nuk dini shqip dhe perkthyeset e rilindjes qe perkthejne per ju nuk besoj se ju thone se sa fryme negative ke krijua duke i dale ne krah nje sharlatani si kryeministri Rama. Te gjithe pyesin se kujt i sherben kjo ambasadore, sepse eshte e pa llogjikshme qe ju te dilni ne krahe te nje force politike qe i bien duart ere gjak. Qellimi I ketij shkrimi te shkurter nuk eshte te prek sadopak anen njerezore tuajen,  por vetem per te sensibilizuar se keto veprime qe ju beni ne syte e mi, si taksa pagues amerikan dhe ne syte e mijera shqiptareve me bindje te djathta konservatore duken jo te drejta, per ate mission te shenjte qe populli dhe qeveria Amerikane ju ka ngarkuar. Ndoshta nuk do kisha guxim t’ju kundershtoja po te ishin vitet 90, per arsye se nuk e dija cfare do te thote liri fjale dhe mendimi, por fale ketij vendi te mrekullueshem qe ju dhe une jetojme mesova dhe u edukova qe duhet ta ngresh zerin kur shikon dicka qe ti mendon se nuk eshte e  drejte.

Sincerely                                                                                     

Arian H ASIMI U.S.A

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!