Home Aktualitet U vetëdeklarua pjesë e grupit/ Kuvendi njeh kërkesën e PD për grupin e saj parlamentar, Berisha zyrtarisht jashtë

U vetëdeklarua pjesë e grupit/ Kuvendi njeh kërkesën e PD për grupin e saj parlamentar, Berisha zyrtarisht jashtë

nga Editor

Ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha u vëtëdeklarua si pjesë e grupit parlamentar të PD-së, Kuvendi ka njohur kërkesën e selisë blu.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Osman Stafa për ‘BalkanWeb’.

Kuvendi ka legjitimuar kështu kërkesën e PD-së, e cila përjashtoi nga grupi i saj parlamentar deputetin Berisha. Vendimi në fjalë u mor nga kreu i PD-së, Lulzim Basha javën e kaluar, pasi SHBA vendosi që të shpallë non-grata Berishën dhe familjen e tij.

Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së do të jetë në fuqi deri sa të sqarohet çështja në fjalë. Pas këtij vendimi, reagime të ashpra erdhën nga Berisha, i cili foli për pazare Rama-Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!