Home Aktualitet Denis Hidri: Betejë deri në fund Kapjes së shtetit nga Rama dhe rilindja.

Denis Hidri: Betejë deri në fund Kapjes së shtetit nga Rama dhe rilindja.

nga Editor

Tre drejtimet kryesore te kapjes se shtetit jane rilindja jane 1.Kapja e Drejtesise. 2.Kapja e zgjedhjeve. 3.Kapja e Ekonomise permes Koncesioneve vecanerisht te periudhes 2019-2021.

  1. LSI ishte kontribuesja kyç dhe ishte realisht ajo qe realizoi reformen ne drejtesi me konsensusin historik
    Me 140 vota.

Sot kapja e drejtesise nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit te drejtesise qe kane siguruar pandeshkueshmerine e rilindjes jane fakt.

  1. LSI ishte kontribuese shume aktive per marreveshjen e 5 qershorit.Kjo marreveshje u shkaterrua nga rilindja dhe ky shkaterrim prodhoi masakren zgjedhore te 25 prillit dhe kapjen e zgjedhjeve prej rilindjes.
  2. LSI ishte ajo qe paraqiti ne Kuvend Projekt Ligj kunder Koncesionet korruptive, qe grabisnin qindra milion euro dhe ky projektligj u bllokua dhunshem e me cdo mjet nga rilindja ne parlament.

A. Hetimi i dhe nxjerrja deri ne nje e pergjegjesive te rilindjes per shkaterrimin dhe bllokimin e reformes dhe kapjen e drejtesise prej saj eshte detyre kryesore e opozites.

B. Hetimi deri ne fund i zgjedhjeve te 25 prillit dhe nxjerrja e pergjegjesive shume te renda qe bien mbi rilindjen per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte detyra me rendesishme e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe interesi kombetare dhe ai privat.

C. Hetimi deri ne fund i koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi njepartiak eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar.

Shmangia nga keto tre ceshtje madhore qe jane kapja e drejtesise, kapja zgjedhjeve dhe kapja e ekonomise permes koncesioneve eshte krijimi i alibive per legalizimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama, qe do te thote vazhdim i rrënimit te vendit dhe shpopullimit te tij.

Hetimi deri ne fund i ketyre çeshtjeve dhe identifikimi i te gjitha pergjegjesive penale dhe politike, qe bien mbi Ramen dhe rilindjen eshte rruga e vetme qe krijon besim te shqiptaret dhe siguron mbeshtetjen e gjere nga qytetaret.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!