Home Aktualitet 24 orë i bllokuar në minierën e Bulqizës, ende asnjë gjurmë për fatin e minatorit

24 orë i bllokuar në minierën e Bulqizës, ende asnjë gjurmë për fatin e minatorit

nga Editor

Kanë kaluar mbi 24 orë kur një minator mbeti i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës dhe ende nuk ka asnjë të fhënë për fatin e tij.

Puna për nxjerrjen e 60-vjeçarit Muharrem Plaku, me detyrë teknik dhe zjarrmëtarë, ka vijuar edhe gjatë natës po ende nuk dihet fati i tij.

Ashtu sic edhe Top Channel ka raportuar, ngjarja e rëndë ka ndodhur që në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm. Në rrethana ende të panjohura është shembur masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Muharrem Plakut, i cili punon prej tetë vitesh në këtë subjekt minerar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!