Home Aktualitet Mungoi sot në seancë, Berisha rikujton demokratët: Sot nisim Foltoren për një PD më të bashkuar e më të fortë

Mungoi sot në seancë, Berisha rikujton demokratët: Sot nisim Foltoren për një PD më të bashkuar e më të fortë

nga Editor

Berisha rikujton takimin e orës 18:00 me anëtarësinë e Partisë Demokratike të degëve të Tiranës dhe thekson se “Foltorja për PD” do e nxjerë partinë më të fortë.

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mospjesëmarrjes së tij sot në seancën plenare ku është prezantuar programi i qeverisë për mandatin e tretë. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha rikujton takimin e orës 18:00 me anëtarësinë e Partisë Demokratike të degëve të Tiranës dhe thekson se “Foltorja për PD” do e nxjerë partinë më të fortë.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS: 

Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! Sb.

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha pritet të nisë një tur takimesh nga Tirana më pas në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë me anëtarësinë e Partisë Demokratike. Ish-kryeministrit i është bashkuar edhe Bujar Nishani dhe disa nga deputetët e grupit parlamentar të PD. Berisha kërkon që anëtarësia e Partisë Demokratike të zhbëjë vendimin e kryetarit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!