Home Aktualitet Mëkatarët

Mëkatarët

nga Albina Hoxhaj

Nga Gentian Çala

Dëgjohet shpesh këto kohë një përpjekje gjeneralizuese e fajit lidhur me mosçeljen e negociatave, në stilin “fajin e ka politika në tre dekada”, e cila duket sikur zhbën përgjegjësitë e mazhorancës aktuale ose tenton ti përfshijë në një koracë të gjithë.

Që politika ka faj për 97, kjo nuk diskutohet, që ajo ka përgjegjësi për moszhvillimin e vendit dhe për integrimin e tij, as kjo nuk mund të vihet në dyshim. Por kjo nuk mund të zbehë aspak përgjegjësinë e aktuale të Rilindjes lidhur me dështimet e njëpasnjëshme në 6 vitet e fundit.

“Mëkatarët” janë aty, ata nuk mund të quhen vetëm Sali apo Ilir, sa ishin në pushtet dhe kur nuk janë më, të jenë sërisht ata. Kjo është e padrejtë dhe është një përpjekje bishtnuese e mazhorancës aktuale për tu zhveshur nga përgjegjësitë.

Ka edhe një element që nuk mund të mos analizohet, a kanë përgjegjësi segmente të tjera të shoqërisë për situatën aktuale të Shqipërisë. Unë besoj se po, pasi indiferentizmi, mosreagimi, interesi ngushtësisht personal, janë elementë që i kanë deleguar “mëkatarëve politikë” gjithçka duke u lënë dorë të lirë të bëjnë si të duan.

Për aq kohë sa ne do të vazhdojmë ti ikim përgjegjësive për fatet e vendit, do të vazhdojmë të mbajmë gishtat drejtuar nga mëkatarët, ata nga neve dhe ky qerthull mosndryshimi do të vazhdojë të na përpijë si vorbull nga dështimi në dështim.

Kultura e mospranimit të gabimeve, e egos të fryrë, e delegimit të përgjegjësive, e mosndëshkimit është mëkati ynë më i madh. Për fat të keq ajo vazhdon të kultivohet pambarimisht dhe e ka bërë vendin depresiv. Mëkatarët në pushtet fërkojnë barkun, hyzmeqarët e tyre gjejnë fajtorët gjetkë, analistë i fusin të gjithë në një thes, kurse populli në këtë rrëmujë nuk di çka të besojë.

Mëkatarët i kemi zgjedhur ne, kanë dalë nga ne, për fat të keq janë si ne, kurse ne na duket vetja thjesht spektatorë të paguqishëm. Përgjegjësinë kryesore e kanë ata që janë zgjedhur për të qeverisur.
Llogaridhënia fillon këtu dhe zbret poshtë!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!