Nano: Rama i sëmurë me poture, si Ismail Qemali vishet edhe Trump

Read Time:1 Minute, 15 Second

Analisti Mustafa Nano komentoi mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” veshjen e kryeministrit Rama gjatë takimeve të tij në Bruksel, përfshirë edhe atë me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

Nano ka thënë se nuk është mirë që ky rajon i Ballkanit të lihet kështu, i paintegruar, por nga ana tjetër kjo ndodh për faj të drejtuesve shqiptarë.

“Ne, edhe brenda kësaj maxhorance, ka njerëz që kanë besuar më shumë se i gjithë ky proces, më tepër lidhej me një aftësi për të lobuar nëpër Europë sesa për vullnetin për të bërë ndryshime“, ka thënë Nano, duke thënë më tej se drejturesit tanë përpiqen t’i fshehin problemet e brendshme të vendit, me pamjen e tyre të jashme.

Debati

Mustafa Nano: Ky është një ves i udhëheqësve hileqarë ballkanikë, që krijojnë probleme në vend dhe përpiqen t’i fshehin dhe bëjnë kështu… vishen me poture dhe shkojnë të shesin një imazh tjetër.

Blendi Fevziu: Po bukur është veshur aty.

Mustafa Nano: Po ça bukur.

Blendi Fevziu: E mo bukur është veshur, nxirre edhe një herë.

Mustafa Nano: Mua më duket i sëmurë të betohem.

Blendi Fevziu: Pse?

Mustafa Nano: Po insiston tek ato poturet…

Blendi Fevziu: Të duket i sëmurë këtu?

Mustafa Nano: Dëgjo Fevzo, për mua fashion në politikë lëviz aq ngadalë, sa në 100 vjet, si është veshur Ismail Qemali vishet edhe Donald Trump. Dhe nuk do të dalë tani një nga Tirana dhe të ndryshojë fashion në politikë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Jep dorëheqjen”/ Edhe socialistët kërkojnë largimin e Ramës
Next post Mëkatarët