Home Aktualitet 1 foto hetim – kaq pak duhet! SPAK deklaroi se asnjë nga ministrat nuk është nën hetim. Në vendin më të korruptuar të Evropës nuk ka asnjë nen hetim

1 foto hetim – kaq pak duhet! SPAK deklaroi se asnjë nga ministrat nuk është nën hetim. Në vendin më të korruptuar të Evropës nuk ka asnjë nen hetim

nga Editor

Abi Malltezi

1 foto hetim – kaq pak duhet!
SPAK deklaroi se asnje nga ministrat nuk eshte nen hetim. Ne vendin me te korruptuar te Evropes nuk ka asnje nen hetim. Te gjithe dolen te pasta, fiks si qershite e nastradinit.
430 milione euro po vidhen vec me inceneratoret, per nje produkt te pakerkuar, te pacertifikuar, pa fizibilitet, ne dhunim te strategjise se mbetjeve ne fuqi, ne dhunim te MSA dhe me kapacitete sa 6-fishi i mbetjeve qe prodhon vendi. Pse? A mundet ndokush t’i jape nje pergjigje te thjeshte kesaj pyetje? Pse u dashkan 3 inceneratore, me kapacitete sa 6-fish i mbetjeve, ne dhunim te strategjise se mbetjeve, me produkt te pakerkuar dhe pacertifikuar dhe per 2 prej tyre as nuk u botua afera ne fletore zyrtare por u mbajt e fshehte?
U helmuan me rradhe kete vit me tymra helmesh Durresi, Kavaja, Shijaku, Fieri, Kruja e Lushnja vec qe rriteshin miljonat per mafien e plehrave. 30 miljon euro shtese vec nga plehrat e Durresit! Pa tender!
Ka 1 vit plot qe kemi depozituar padi penale per Krijim grupi te strukturuar kriminal Rama-Ahmetaj-Koka-Zoto me qellim vjedhjen e 430 milione eurove. Kush po i perlan keto para? Si? Pse duhet t’i perlajne kur bie ndesh me strategjine e trajtimit te mbetjeve? Pse kane shkel ligjet dhe I kane bere pa fizibilitet e pa tender? Pse ne dhunim te MSA se u bene pa gare te rregullt?
Kjo na qenka Reforma e drejtesise? Po merreni e futeni aty ku s’thuhet kete mender reforme nese nuk jep dot pergjigje per kete afere gjigande korruptive.
Nuk ka nevoje per REFORMA, per Institucione me emer dy rrjeshta te gjate, mjafton nje i sapodiplomuar qe te beje ca pyetje dhe te shohe ca letra. Ja vec 1 leter psh. per aferen me inceneratorin e Fierit: firmosi qe qeveria t’i jape 30 miljon euro per t’i ndertuar inceneratorin (pa asnje karakteristikat teknike!!!) dhe 2 jave me pas firmos qe inceneratorin tia ndertoje nje kompani italiane per 15 miljon euro. Per dy jave u perlane 15 miljon euro! A ka dem ketu?
Di gje njeri nese kjo firma italiane nuk ka marre nje kineze qe tia ndertoje per vec 5 miljon? Di gje njeri se cfare pjesesh jane? Se po e bejne me pjese nga inceneratore te vjeter neper Evrope. Sot duhej te ishte dorezuar dhe ne operim. 30 miljon euro u perlane, por inceneratori nuk punon! Pse? Kush eshte pergjegjes dhe a po pergjigjet penalisht?
Vec me 1 cope leter ka pyetje pafund, ka shkelje te rregullave, strategjise, dhe dem ekonomik ndaj shtetit. Por SPAK ka mbyll fort syte, veshet e hundet qe mos shikoje, mos degjoje dhe mos qelbet nga era e rende e aferes.

Kjo afere nuk behej dot nga nje minister. Koka mori pjesen e vet – me 8 kompani te krijuara nga familjaret vec per te per perlare 3 milione euro vec nga afera e elbasanit. Por ministria e mjedisit nuk kish buxhet per asnje nga inceneratoret. Parate dolen nga Rama dhe Ahmetaj. Dolen parate edhe kur nuk ishin parashikuar fare ne buxhetin e shtetit! Kjo mega-afere nuk behej dot po te mos ishin bashke Rama-Ahmetaj-Koka e me pas edhe Veliaj qe i bene plehrat monopol dhe helmojne qytetet me rradhe qe te justifikojne zgjerimin e monopolit te sekserit te tyre Zoto.
Mafia e plehrave Po paguan qindra milione leke per reklama! Pse duhet te paguaje per reklame nje kompani qe ka monopol? Vec per t’i paguar mediat qe mos raportojne ose te bejne raporte pozitive. Ne fillim nentori 2020 Inceneratori i pagoi 84 miljon leke Top channel, dy jave me pas Top channel shfaq emision se sa mire jane plehrat ne Sharre, aty ku perlahen parate, por ka impiant per trajtimin e ujrave te ndotura qe hidhen ne lume.
Me rradhe pagesat dhjetera miljonashe per mjerot, blushe e bolino.
Keshtu qe “Rikthimi i dames pllake” tek Spak qenkesh per qoka dhe per te mbyll aferat mjafton qe te lepish Soros.
Reformen bejeni caj e pijeni para buke dhe pas buke po te doni. Vendi me i korruptuar i Evropes nuk paska asnje minister ne hetim! 🤷

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!