Home Aktualitet “Takso të pasurit” – Nga Cortez në SHBA tek Braçe në Lushnje

“Takso të pasurit” – Nga Cortez në SHBA tek Braçe në Lushnje

nga Editor

Nga Indrit Vokshi

Çohet Aleksandra Cortez e kongresit amerikan, vesh fustan me stampën “Tax the Rich”. Menjëherë direktiva mbërrin në Divjakë dhe shpërndahet nga Erion Braçe.

Kjo goca është një çakall i shëmtuar komunist e cila sapo Biden mori pushtetin, deklaroi se i kemi mbajtur shënim dhe do t’i ndëshkojmë ata që kanë mbështetur Trump.

Tashti, ky taksimi i të pasurve prej tyre, është demagogjia dhe grabitja më e madhe me shtet e me ligj. Se këta gjoja kanë hallin e të varfërve. Ama kur hipin në shtet, programet qeveritare ku financojnë me para shteti militantizmin e tyre, i mbajnë dhe i zgjerojnë.

Nuk është se i kursejnë paratë e popullit, përkundrazi, ata miratojnë program pas programi, strukturë pas strukture, për t’i harxhuar e kanalizuar tek mbështetësit e tyre, paratë e njerëzve. Me qëllim për të mbajtur ngrehur strukturën e tyre militante por të paguar me para taksash.

Nëse ke hallin se vendi ska mjaftueshëm pasuri, pasuria nuk krijohet ndryshe, veçse me treg dhe me mbështetje transaksionesh. Nëse ke hallin të kesh shtet të madh e makineri gjigande, ka qëllime të tjera: o je kombtarist dhe përmes shtetit të madh synon të mbash në këmbë vlerat kombëtare (të cilat sjanë unitare gjithsesi), o je socialist dhe synon të mbash në këmbë socalizmin. Por në këto raste, nuk po mendon për popullin e për të varfërit, as për pasurimin e njerëzve, sepse thamë, pasurimi ndodh ndryshe.

Në këto raste ti po mendon për besimin tënd, për ideoligjinë sektare tënden dhe, ketë ideologji e shtetzon, e bën fe zyrtare të shtetit, ndaj të nevojitet shteti i madh, për ta imponuar e për ta përhapur, duke përdorur pushtetin publik dhe paratë e njerëzve. Këta thjesht, me forcën e shtetit, duan tu marrin më shumë para atyre që kanë, me qëllim për të financuar shtetin që do u mbajë në këmbë atë ideologji e atë sistem të cilin këta e kanë instrument pushteti e pasurimi.

Kaq është fabula vajtuese mbi të pasurit që duhen taksuar aq shumë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!