Home Aktualitet Manjani: Emri dhe figura e Bashës është kompromentuar, nuk drejton dot opozitën

Manjani: Emri dhe figura e Bashës është kompromentuar, nuk drejton dot opozitën

nga Editor

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “A show” në Syri Tv, deklaroi se Basha është sot një figurë e komprementuar tashmë.

Manjani thekson se PD ka një rënie të frikshme sot, teksa shumë persona opozitarë janë në gjendje konfuze.

“Meta ka dekretuar qeverinë e Ramës e do shohim sërish të njëjtat gjëra. Në lidhje me zhvillimet në PD, Lulzim Basha ka qenë i mbështetur nga Berisha, edhe pse nuk binddte si njeri. Në bindjen e njerëzve, sot PD është partia më e pavotueshme në Shqipëri. Nëse zgjedhjet bëhen sot, ka një rënie të frikshme të PD-së.Emri dhe figura e Bashës është kompromentuar, nuk drejton dot një opozitë. Ne prisnim nga Basha që të jetë lider i opozitës, por në opozitë sot ka njerëz që janë demoralizuar. Shqipëria sot keqqeveriset, jetojmë në kushte informaliteti, e informaliteti na jep bukë. Shoqëria është dekonstruktuar, për fat të keq”, deklaroi Manjani.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!