Home Aktualitet Debati për “Open Balkan”, Nazarko: Rama nuk vepron kundër BE se i presin veshët

Debati për “Open Balkan”, Nazarko: Rama nuk vepron kundër BE se i presin veshët

nga Editor

Analistët në studion e emisionit “Ora e Betit” në Rtv Ora ndajnë pikëpamje të ndryshme sa i takon Open Balkan dhe qëndrimeve ndaj kësaj nisme të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

Shpëtim Nazarko nuk sheh asnjë rrezik prej kësaj nisme, duke deklaruar se Rama nuk mund të hedhë asnjë hap pa miratimin e BE.

Por nuk mendon kështu avokati Spartak Ngjela, duke u shprehur që është fatkeqësi për popullin shqiptar që një mësues vizatimi i menaxhon financat.

Shpëtim Nazarko: Momentin që kryeministri i një vendi, qoftë dhe i prapambetur si i joni, shpik iniciativa të vëzhguara nga lart, gjermanët, francezët etj, i ka kufijtë të limituar në iniciativa të tilla, nuk mund të pjellë iniciativa të atij lloji që menjëherë të shkojë mëri të europianëve. E di që nuk mund ti tejkalojë këto edhe sikur të çmendet. Rama tha se kjo iniciativë është derivat i saj (Procesit të Berlinit) dhe e justifikoi se në fund fare ka kolonat që mbahet Europa, lëvizja e lirë e tregut, e mallrave dhe kapitaleve. Nëse është vetëm kjo, ai tha mjafton mos të vonohemi në dogana. Në historinë që kemi me serbët që nga 1947, Mitrush Kuteli i fut në burg se tha po të barazojmë lekun me dinarin dhe të hapim doganat do të na pushtojë Jugosllavia. A jemi në këtë rrezik? Nuk e besoj. Aq më tepër nuk besoj që Rama të marrë iniciativa, edhe nëse nuk janë të pjekura, kundër BE se ja presin veshët.

Dakord, është Serbia që e bën këtë. Serbia mund ta vazhdojë këtë lojë pa pambarim dhe duhet të kesh një plan për ta kundërshtuar. Nuk mund të thuash vetëm Berlini. Në momentin që flasim Kosova importet më të mëdha i ka nga Serbia, ka prej 1999 dhe më përpara. Nëse Rama bën demagogji dhe ti po bën demagogji (Kurti). 400 milion euro i ka sot.

Spartak Ngjela: Është me doganë sot, paguan doganë. Me Open Balkan s’ka doganë, s’ka kufi. Ramën dëgjon, është fatkeqësi e madhe për një popull që një mësues vizatimi drejton ekonominë.

Shpëtim Nazarko: Të dy palët gabojnë, qoftë Rama më pak dhe qoftë Albini më shumë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!