Home Politike Negociatat, liderët e BE grinden për 6 orë, Macron kundërshton prerë dhe del me nerva nga samiti

Negociatat, liderët e BE grinden për 6 orë, Macron kundërshton prerë dhe del me nerva nga samiti

nga Editor

“Financial Times” i ka kushtuar një artikull sot, sfidave të forta me të cilat po ndeshet sot BE, duke filluar me debatin për daljen e Britanisë së Madhe me marrëveshje. Ndër të tjera, Financial Time flet për dy shtetet që janë në pritje për hapjen e negociatave me BE.

“Një grindje për politikën e zgjerimit i mbajti liderët, – përfshirë z.Johnson, – të mbërthyer në darkë deri në orën 2 të mëngjesit. Pas mbi gjashtë orësh grindje, liderët nuk arritën të bien dakord për konkluzionet e samitit mbi atë se çfarë do të bëjnë me bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Diplomatët thanë se kundërshtimi nga Franca, Danimarka dhe Holanda e ndaluan bllokun të propozonte një afat të ri kohor një vjeçar për fillimin zyrtar të bisedimeve të pranimeve me të dy vendet

Emmanuel Macron, që e ka kundërshtuar ashpër dhënien e dritës jeshile iku nga samiti pa folur për gazetarët.

Kryeministri i Finlandës Antti Rinne u tha lidervë se do të bëjnë një tjetër përpkje për të gjetur gjuhën e përbashkët të premten.

Lajme te ngjashme