Fëmija në kampin e ISIS/ Babai kërkon kthimin në shtëpi të fëmijës, ambasadori shqiptar nuk e ndihmon

Read Time:1 Minute, 39 Second

Një fëmijë shqiptar është gjallë në Siri, por nuk mund të largohet nga kampi i burgut.

Emisioni le Iene në televizionin italian Mediaset, ka transmetuar mbrëmë historinë e vogëlushit shqiptar në kampin e ISIS, të cilin i ati nuk mundet ta marrë dhe pavarësisht kërkesës së tij për ndihmë ajo nuk i është ofruar as nga qeveria dhe as nga ambasadori shqiptar në Turqi.

Fëmija, i sjellë nga Italia në Siri nga nëna e tij kur u bashkua me ISIS, u gjet i gjallë në një kamp burgu në Siri. Por Alvini, i lindur dhe rritur në Itali, ka vetëm nënshtetësi shqiptare dhe pa një zyrtar qeveritar nga Tirana ai nuk mund të lërë burgun në kapin e ISIS.

Babai i tij shqiptar, Afrim Berisha, përpiqet në çdo mënyrë ta marrë djalin e tij në shtëpi nga Siria, të rrëmbyer nga nëna e tij xhihadiste që shkoi për të luftuar me ISIS. Që prej vitit 2016, ai nuk e sheh më djalin e tij, i cili u rrit në mesin e terroristëve të Kalifit Abu Bakr Al Bagadi.

Momenti i takimit me fëmijën është shumë emocionues. “Nuk të lë më babi ty”, i thotë ai të birit që nuk e sheh prej vitesh. Jeta e fëmijës tani është më shumë se kurrë në rrezik: kampi i refugjatëve ku ndodhet është plot me terroristë dhe është në Kurdistanin sirian, i cili do të pushtohet nga trupat turke.

Të mërkurën, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Skype” nga Italia, gazetari Taulant Kopliku e paralajmëroi këtë reportazh. Edhe pse u bënë gati ta merrnin fëmijën shqiptar, nuk mundën për shkak të mungesës së autoriteteve shqiptare.

Ndërkohë, në studion e “ABC-së së mëngjesit” me Enkel Demin, ishte i ftuar daja i dy fëmijëve të tjerë, të cilët ndodhen në kampin e ISIS. Ai rrëfeu në ABC News komunikimin e fundit me mbesën e tij, ku kjo e fundit tregon që situata është vështirësuar që kur në Siri kanë hyrë forcat turke.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tronditi Kuvendin me artikulimin, zëvendësja e Bashës tregon arsyen, por pendohet
Next post Negociatat, Franca vendos veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut