Home Aktualitet Muka zbulon skandalin: Në auditore abuzime seksuale, para dhe drogë

Muka zbulon skandalin: Në auditore abuzime seksuale, para dhe drogë

nga Albina Hoxhaj

Sistemi i arsimit është në një fazë të vështirë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por Taulant Muka thotë se është misioni i tij për të luftuar për të drejtën dhe një vend më të mirë. AI shpjegoi se u rikthye në Shqipëridhe po luftonte përmes publikimit të faktëve që disa personalitete si dekënë, rektorë, pedagogë, madje edhe politikanë  të cilëtkanë krijuar një sistem të tërë doktoraturash të akademikëve përmes plagjiaturave. Muka foli për gjendjen e sistemit arsimor, abuzime seksuale, para dhe drogë në auditore.

“Në Shqipëri të kopjosh emërohesh, ndërsa nëse prezanton diçka origjinale atëherë ti largohesh. Ky është sistemi i ndërtuar tashmë. Pranova të jem zëvendëskryeministër, e kisha shumë dëshirë pozicionin por rrethanat… Doja të bëja një ndryshim rrënjësor sistemit arsimor, veting të gjithë atyre që janë pjesë e sistemit, në mënyrë që studentët të mos shkonin në universitet  për t’u abuzuar seksualisht nga pedagogët për të marrë provimet, për të paguar para apo për të shpërndarë drogë në auditore, por për të marrë dije, për të mësuar rregullat e jetës dhe për të ndërtur personalitetin”, tha Muka.

Deklaratat Muka i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin e Nova Media Arian Asimja. Muka theksoi se i mjaftuan dy javë në Ministrinë e Arsimit për të kuptuar se çfarë ndodh dhe sa i korruptuar është ai.

NOVA MEDIA LIVE Broadcasting

NOVA MEDIA LIVE Broadcasting

Posted by NOVA MEDIA Albania on Thursday, October 17, 2019

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!