Kryemadhi: Duhet pakt kombëtar për të zgjidhur këtë krizë

Read Time:1 Minute, 25 Second

Duke folur për hapjen negociatave kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ironizoi kryeministrin Edi Rama se ka festuar vitin e kaluar për hapjen e negociatave. Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim situate aktuale kërkon një pakt kombëtar që të çojë përpara rrugën integruese të Shqipërisë.

‘Duhet të flasim se ku është e ardhmja e Shqipërisë sot dhe cila është rrugëzgjidhja. Ka vetëm një rrugë faktikisht!
Ju kujtoj që në një transmetim tuajin përpara disa muajsh ju kam treguar statusin e z. Rama, statusin e Knut Fleckenstein, Romana Vlahutin, Donald Tuck që hapën shishen e shampanjës, vetëm kënga e Getoarit u ngeli pa e kënduar “Të lagi me shampanjë” për hapjen e negociatave.
Jam shumë dakord me atë që z. Bushati tha, që ishte Pakti Kombëtar. E vetmja mënyrë për të arritur atë që duhet është Pakti Kombëtar. Ne si LSI e kemi artikuluar paktin Kombëtar që në 2017-n. Pakti Kombëtar është shumë i thjeshtë, ku ne si LSI, por edhe z. Basha, në komunikimet që ka pasur edhe me ndërkombëtarët, që para protestës së studentëve, ka qenë çështja e hapjes së negociatave për në qershor të 2018-s. është diskutuar edhe me ndërkombëtarët dhe e vetmja negociatë që diskutohej ishte largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike, e cila kishte një axhendë shumë të qartë përsa i përket çështjes së negociatave. Pakti Kombëtar është edhe miratimi i Reformës në Drejtësi dhe ne do ti kishim hapur negociatat nëse ne do të vazhdonte Reforma në Drejtësi në të njëjtën frymë që u miratua më 21-22 korrik. Por, çfarë ndodhi? Ndodhi që ata nuk e donin këtë reformë dhe sot e kanë hanxhar mbi kokën e tyre.’

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Media italiane jep lajmin zyrtar: Franca vendos veton, bllokon negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë
Next post Negociatat/ Kryeministri i Holandës: Për Shqipërinë, “JO” është e qartë. Maqedonia në pozicion më të mirë, por..