Home Politike Rama tërheq vëmendjen në Bruksel, gazetarja tregon detaje: Temë bisede, çitjanet e kryeministrit

Rama tërheq vëmendjen në Bruksel, gazetarja tregon detaje: Temë bisede, çitjanet e kryeministrit

nga Editor

Gazetarja Erisa Zyka tha se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte shumë kundër çeljes së negociatave, por se Shqipëria kishte tërhequr vëmendjen për diçka.

TIRANË– Gazetarja Erisa Zyka në një lidhje direkte nga Brukseli ka zbuluar detaje nga vizita e kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në “Opinion”, Zyka tha se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte shumë kundër çeljes së negociatave, por se Shqipëria kishte tërhequr vëmendjen për diçka.

“E vetmja gjë me të cilin tërhoqi vëmendjen Shqipëria, ishin çitjanet e kryeministrit Rama,”-tha gazetarja.

Ditën e djeshme, kreu i qeverisë ishte në Bruksel ku edhe takoi presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, i cili sipas tij është një mbështetës i vendit tonë.

Lajme te ngjashme