Ministrja Balluku j’u lë takim sipërmarrësve të Bypass Fier e Vlorë, por nuk i pret dhe i përzë me policë

Read Time:1 Minute, 4 Second

Prej vitit 2016 kompanitë që kanë kryer punime në Bypassin e Fierit dhe Vlorës enden në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës për të marrë paratë që Qeveria u detyrohet.

Mirëpo, këto kompani jo vetëm që nuk kanë marrë zgjidhje për problemin e tyre, por tashmë Ministrja e re Belinda Balluku nuk ju hap as derën, edhe pse vetë i thërret në zyrë dhe ju lë takim të protokolluar. Mësohet se përfaqësuesit e kompanive janë paraqitur mëngjesin e sotëm para Ministrisë, pasi në orën 10:00 do të takoheshin me Belinda Ballukun, orar i përcaktuar nga vetë kjo e fundit.

Përfaqësuesit e kompanive u paraqitën sot në orarin e dakordësuar me ministren Balluku për të realizuar takimin me të dhe për të marrë një përgjigje pozitive për borxhet e pashlyera që Qeveria u detyrohet, për periudhën e punimeve 2016/2017.

Por në vend që të gjenin dyert e Ministrisë hapur dhe të takoheshin me Ballukun, ata janë përballur me policinë, e cila kishte rrethuar institucionin me efektivë të patrullës dhe specialë të Shqiponjave, pasi kështu kishte urdhëruar vetë ministrja. Pavarësisht arrogancës së ministres Belinda Balluku, përfaqësuesit e kompanive ndërtuese janë të vendosur që të mos shkulen nga hyrja e Ministrisë së Infrastrukturës pa marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë për borxhet që shteti u detyrohet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama sulmon Bushatin: I papunë dhe i painformuar. Bushati: Më mirë i papunë se të ulem me drogaxhinjtë…
Next post Raporti i TI: Kompanitë ‘fantazmë’ burim korrupsioni dhe pastrimi parash, Policia s’ka mjete t’i luftojë