Skandali Lleshaj-Rama/ Shkelen të Drejtat e Njeriut, policia letër kundër protestave te Unaza

Read Time:53 Second

Policia e shtetit ka habitur sot me letrën që ju ka kthyer banorëve të Unazës së re duke ju mohuar atyre të drejtën njerëzore për të protestuar. Sipas ligjeve në fuqi, çdo qytetar ka të drejtën për të protestuar dhe këtë ai duhet ta bëjë nëpërmjet dërgesës së një njoftimi në polici ku i bën me dije për zhvillimin e saj dhe më pas është policia ajo që merr masat për mbarëvajtjen e protestës duke siguruar edhe protestuesit.
Por me policinë e Sandër Lleshajt, të drejtat e njeriut në këtë vend shkelen.
Pavarësisht kësaj letre, banorët e Unazës , në të drejtën e tyre për të protestuar thanë sot se nuk do të ndalen deri në tërheqjen e Ramës dhe Veliajt për të vjedhur miliona euro nëpërmjet projektit që i nxjerr ata dhe fëmijët e tyre në rrugë.
Qeveria Rama dhe Sandër Lleshaj ka përdorur çdo mënyrë antiligjore për të ndalur këta banorë që prej rreth një viti protestojnë çdo natë. Arrestime e shantazhe janë bërë mbi ta, por as këto veprime antiligjore nuk i tërhequr pas ata.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Roland Bejko:Të pacipët e regjimit Kuplara!
Next post Macron nuk ndryshon qëndrim: Jo negociata për Shqipërinë!