Home Aktualitet “Xhisiela”, akuza për kallëzim të rremë, Gjykata pushon çështjen për Lulzim Bashën

“Xhisiela”, akuza për kallëzim të rremë, Gjykata pushon çështjen për Lulzim Bashën

nga Albina Hoxhaj

Gjykata pushon procedimin penal të bërë nga Taulant Balla për kallëzim të rremë ndaj kreut të PD Lulzim Basha, gazetarit Basir Çollaku dhe oficerit të policisë,  Emiljano Nuhu për çështjen e Xhisiela Malokut. Ka qenë kërkesë e Prokurorisë për të pushuar çështjen dhe gjykata ka miratuar pretendimin e akuzës. Vendimi është marrë me 18 shtator dhe tani ka marrë formë të prerë.

Më 27 shtator të vitit të kaluar, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla depozitoi në Prokurori kallëzimin penal për kreun e PD, Lulzim Basha, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘kallëzim të rremë’. Kallëzimi erdhi pas denoncimit të ish-oficerit të Krujës Emiljano Nuhu, i cili pretendonte se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, në prani të deputetit Taulant Balla. Djali i deputetit Rrahja, Rexhep Rrahja akuzohej nga Xhisiela Maloku se e kishte dhunuar por oficeri Nuhu në një letër publike drejtuar Presidentit, kryeministrit dhe Prokurorisë, si dhe në intervistat televizive deklaroi se Taulant Balla ka qenë i pranishëm në momentin kur familjarë të deputetit socialist i kanë vendosur në kokë pistoletën me qëllim ndalimin e arrestimit të të akuzuarit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!