A do ketë protestë më 6 dhjetor?/ Përgjigjet Berisha

Read Time:1 Minute, 30 Second

Kryetari i Partisë Demokratike ka folur lidhur me protestën e radhës të opozitës.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha u pyet nëse 6 dhjetori do të jetë data e protestës së ardhme.

Berisha u shpreh se “Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë, ky është koncepti im për të paraqitur të gjithë këto probleme të tmerrshme që po përballën shqiptarët, në mënyrën më paqësore, më dinjitoze dhe duke garantuar asnjë lloj vështirësie përveçse mikpritje për samitin e krerëve të qeverive dhe vendeve të BE-së, por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama të qytetarëve shqiptare për të sjellë në arenë problemet e tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët sot, nga një plaçkitës i votës.”

Deklarata e plotë

 “Sot është mbledhja e Kryesisë dhe në mbledhjen e Kryesisë unë do të sugjeroj vendimin për protestën e radhës. Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë, ky është koncepti im për të paraqitur të gjithë këto probleme të tmerrshme që po përballën shqiptarët, në mënyrën më paqësore, më dinjitoze dhe duke garantuar asnjë lloj vështirësie përveçse mikpritje për samitin e krerëve të qeverive dhe vendeve të BE-së, por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama të qytetarëve shqiptare për të sjellë në arenë problemet e tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët sot, nga një plaçkitës i votës. Nga një njeri që ka vendosur monizmin politik në Shqipëri dhe që vjedh në mënyrën më të paimagjinueshme fondet publike. Cila do jetë dita do e përcaktojë kryesia. Por ky është një rast për çdo shqiptar, opozitarë e socialistë, të gjithë për të sjellë në skenë problematikën e madhe me të cilët përballen ata”, tha Berisha./CNA.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
100 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
100%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

One thought on “A do ketë protestë më 6 dhjetor?/ Përgjigjet Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Protesta e PD-së në 6 dhjetor/ Deputeti: Askush nuk mund ta pengojë opozitën
Next post Veliaj për protestën e opozitës ditën e Samitit të BE-së : Sa turp